Aktgjykimi i Speciales në Kuvend – zhvillimet minutë pas minute

Nacionale

Kuvendi i Kosovës nis sot seancën plenare në orën 11:00. Në mesin e pesë pikave të rendit të ditës është edhe miratimi i Deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, të datës 16 shtator 2026. Deputetët do të shqyrtojnë gjithashtu betimin e deputetëve të rinj, zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët […]

Madhësia e shkronjave

Kuvendi i Kosovës nis sot seancën plenare në orën 11:00.

Në mesin e pesë pikave të rendit të ditës është edhe miratimi i Deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, të datës 16 shtator 2026.

Deputetët do të shqyrtojnë gjithashtu betimin e deputetëve të rinj, zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e Grupit Parlamentar të PDK-së dhe formimin e komisioneve parlamentare.

Telegrafi do t’ju mbajë të informuar në kohë reale për zhvillimet nga seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës, përfshirë diskutimet dhe vendimet e deputetëve.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është parë sot duke dalë nga Kuvendi i Kosovës, dy orë para seancës plenare që është paraparë të nis në orën 11.

Në dalje nga parlamenti, ai u pyet për takimin e mbrëmshëm me kreun e PDK-së, Bedri Hamzën, por refuzoi të flasë.

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në seancë plenare, duke filluar nga ora 11:00.

Në rend dite të seancës është miratimi i Deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, të datës 16 shtator 2026.

1.Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme;

3.Miratimi i Deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, të datës 16 shtator 2026;

4.Zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga Grupi Parlamentar i PDK-së;