Vetëm në Rusi! Qeni nxjerr kokën nga rezervuari i veturës, pamjet bëhen virale

Life/Bizare

Një video e pazakontë nga Rusia ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale, pasi në të shihet një qen në një pozicion krejt të pazakontë. Një shofer që po lëvizte qetësisht në rrugë ka vënë re diçka të pazakontë te vetura pranë tij. Nga pjesa e rezervuarit të karburantit të automjetit, një qen nxjerr kokën dhe […]

Madhësia e shkronjave

Një video e pazakontë nga Rusia ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale, pasi në të shihet një qen në një pozicion krejt të pazakontë.

Një shofer që po lëvizte qetësisht në rrugë ka vënë re diçka të pazakontë te vetura pranë tij. Nga pjesa e rezervuarit të karburantit të automjetit, një qen nxjerr kokën dhe shikon përreth i hutuar.

Pamjet, që janë shpërndarë në rrjetet sociale, kanë shkaktuar reagime dhe komente të shumta nga përdoruesit, të cilët janë habitur nga mënyra se si qeni kishte përfunduar në atë pjesë të makinës.

Nuk dihet se si qeni ka përfunduar brenda automjetit dhe nëse ka pësuar ndonjë lëndim. Megjithatë, skena e pazakontë është bërë shpejt objekt humori në rrjetet sociale.

“Thjesht nuk ka shpjegim për këto pamje nga Rusia”, është një nga komentet që shoqëron videon. /Telegrafi/