Emocione, gol, raste dhe festë – FFK sjell prapaskenat e fitores së Kosovës ndaj Irlandës

Sport

Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar një video speciale nga fitorja 1-0 ndaj Irlandës, duke sjellë disa prej momenteve më emocionuese para, gjatë dhe pas ndeshjes së parë të “Dardanëve” në edicionin e ri të Ligës së Kombeve. Videoja nis me momentin e mbërritjes së Kombëtares së Kosovës në stadium, pak para sfidës ndaj […]

Madhësia e shkronjave

Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar një video speciale nga fitorja 1-0 ndaj Irlandës, duke sjellë disa prej momenteve më emocionuese para, gjatë dhe pas ndeshjes së parë të “Dardanëve” në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

Videoja nis me momentin e mbërritjes së Kombëtares së Kosovës në stadium, pak para sfidës ndaj irlandezëve, ndërsa më pas kamera zhvendoset në zhveshtore, ku atmosferës i bashkohet edhe një moment i veçantë me Erblin Osmanin.

Talenti 17-vjeçar, i cili ishte ftuar për herë të parë në Kombëtaren A, mbajti një fjalim të shkurtër para bashkëlojtarëve, duke e shprehur mirënjohjen për ftesën e Kosovës dhe duke i uruar ekipit sukses në ndeshje.

Më pas, videoja sjell emocionet e lojtarëve gjatë sfidës, me momentin kulmor që vjen në minutat e fundit, kur Vedat Muriqi realizoi golin e fitores për Kosovën.

Goli solli shpërthim emocionesh te futbollistët, ndërsa festa vazhdoi edhe pas vërshëllimës së fundit.

Në fund të videos shfaqet atmosfera në zhveshtore, ku “Dardanët” festojnë së bashku fitoren e rëndësishme dhe tri pikët e para në Ligën e Kombeve./Telegrafi/