Gërvalla: Ligjin për Byronë e nisëm për në Zyrën e Kryeministrit

Nacionale

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla ka deklaruar se projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme është përcjellë në Zyrën e Kryeministrit. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Gërvalla ka theksuar se institucionet do të vazhdojnë me procedurat për jetësimin e kësaj nisme. “Ligjin për Byronë e nisëm për në […]

Madhësia e shkronjave

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla ka deklaruar se projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme është përcjellë në Zyrën e Kryeministrit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Gërvalla ka theksuar se institucionet do të vazhdojnë me procedurat për jetësimin e kësaj nisme.

“Ligjin për Byronë e nisëm për në Zyrën e Kryeministrit. Nuk ka rrugë tjetër. Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme duhet dhe do ta jetësojmë!”, ka shkruar Gërvalla.

Ajo ka ritheksuar kështu qëndrimin për krijimin e mekanizmit shtetëror që synon verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. /Telegrafi/