Çlirim Haziri nis iniciativën: Ta veshim Kosovën me flamujt e UÇK-së, vendose edhe ti në shtëpinë tënde

Nacionale

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka nisur një iniciativë të re, duke ftuar qytetarët të vendosin flamurin e UÇK-së në shtëpitë e tyre. Haziri ka publikuar një video teksa vendos flamurin në shtëpinë e babait të tij, heroit Xhavit Haziri. Me këtë veprim, ai u ka bërë thirrje qytetarëve që flamurin […]

Madhësia e shkronjave

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka nisur një iniciativë të re, duke ftuar qytetarët të vendosin flamurin e UÇK-së në shtëpitë e tyre.

Haziri ka publikuar një video teksa vendos flamurin në shtëpinë e babait të tij, heroit Xhavit Haziri. Me këtë veprim, ai u ka bërë thirrje qytetarëve që flamurin ta vendosin në shtëpi, në ballkon apo në dritare.

“Po e veshim Kosovën me flamujt e UÇK-së! Vendose edhe ti një flamur në shtëpi, në ballkon, në dritare. Le të shihet kudo. Kosova nuk harron. UÇK-ja nuk është vetëm!”, ka shkruar Haziri krahas videos.

Postimin ai e ka përmbyllur me mesazhin: “UÇK, të fala nga Kosova!”. /Telegrafi/