Donjeta Sadiku është ndalur në gjysmëfinale të Evropianit të boksit amator, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.
Sadiku, në kategorinë deri në 60 kilogramë, u mposht me rezultat 4:1 nga boksierja e Serbisë, Kristina Kuluhova.
Kuluhovën, Sadiku e kishte mposhtur në finalen e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, por këtë herë fitorja i takoi boksieres që përfaqëson Serbinë.
Megjithatë, Donjeta Sadiku ka siguruar vend në podium dhe medalje në këtë Evropian.
Boksierja 27-vjeçare e kishte siguruar medaljen e bronztë të mërkurën, pas fitores në çerekfinale ndaj boksieres holandeze, Maud van der Toorn./Telegrafi/






