Thierry Henry ka shkaktuar polemika me qëndrimin e tij ndaj emërimit të Zinedine Zidane si trajneri i ri i Francës.
Henry refuzoi të komentojë për Zidanen, ish-shokun e tij të skuadrës nga brezi i artë, si trajneri i ri i Francës, duke shkaktuar spekulime se ai mund të mos jetë dakord me vendimin e Federatës Franceze të Futbollit.

Kur u pyet nga gazeta spanjolle AS në lidhje me ardhjen e Zidane si pasardhës i Didier Deschamps, Henry refuzoi të analizonte fillimin e mandatit të tij.
“Nuk është problemi im dhe i uroj gjithë të mirat”, u përgjigj shkurtimisht Henry.
Ish-ylli i Arsenalit u ndal këtu dhe shmangu dhënien e çdo detaji në lidhje me fazën e re të ekipit kombëtar.
Kjo përgjigje ishte në kontrast me përgjigjet e gjera që ai u dha të gjitha pyetjeve të tjera në intervistë, duke hapur spekulime rreth një mosmarrëveshjeje të mundshme me emërimin e Zidanes, me të cilin ai dikur luante për Francën.
Ndryshe, Franca e fillon fazën e re nën udhëheqjen e Zidane nesër (e premte) me një vizitë në Turqi në raundin e parë të ligës A në Ligën e Kombeve. /Telegrafi/





