Dardanët mobilizohen para Irlandës: Sonte të jetë festë e vërtetë në ‘Fadil Vokrri’

Sport

Tifogrupi i Kosovës, “Dardanët” u kanë bërë thirrje të gjithë tifozëve për mbështetje maksimale ndaj Irlandës, duke theksuar rëndësinë e pozitës së mirë në grup dhe sigurimit të vazos së dytë për kualifikimet e ardhshme. Tifogrupi zyrtar i Kosovës ka rritur temperaturën para ndeshjes së sotme (e enjte) ndaj Irlandës në Ligën e Kombeve, duke […]

Madhësia e shkronjave

Tifogrupi i Kosovës, “Dardanët” u kanë bërë thirrje të gjithë tifozëve për mbështetje maksimale ndaj Irlandës, duke theksuar rëndësinë e pozitës së mirë në grup dhe sigurimit të vazos së dytë për kualifikimet e ardhshme.

Tifogrupi zyrtar i Kosovës ka rritur temperaturën para ndeshjes së sotme (e enjte) ndaj Irlandës në Ligën e Kombeve, duke bërë thirrje për mobilizim të plotë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Përmes një postimi në Facebook, “Dardanët” kanë theksuar rëndësinë që ka klasifikimi i Kosovës në grup, pasi një pozitë e mirë do t’i siguronte përfaqësueses vendin në vazon e dytë për kualifikimet e rregullta që nisin në mars të vitit 2027.

“Dita e ndeshjes. Klasifikimi i mirë në grup na garanton vazon e dytë për kualifikimet e rregullta që nisin në mars 2027”, thuhet në postimin e tifogrupit.

“Dardanët” kanë bërë të ditur se kanë marrë të gjitha masat që atmosfera në kryeqytet dhe në stadium të jetë në nivelin më të lartë, duke kërkuar nga tifozët që ta përkrahin Kosovën gjatë gjithë ndeshjes.

“Si ‘Dardanë’ kemi marrë të gjitha masat që sonte të jetë festë e vërtetë në ‘Fadil Vokrri’”, thuhet më tej.

Përballja ndaj Irlandës zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:45, me Kosovën që synon një tjetër rezultat pozitiv dhe një pozitë sa më të mirë në grup.

Në fund, tifogrupi ka mbyllur mesazhin e tij me thirrjen tradicionale që pritet të dëgjohet fuqishëm në tribuna: “Hajde Kosovë!”. /Telegrafi/