Njëri nga yjet e Spanjës hoqi dorë nga 1 milion euro, arsyeja është emocionuese

Sport

Një prej futbollistëve që fitoi Kupën e Botës 2026 me Spanjën ka hequr dorë nga bonusi i tij për triumfin në turne, në mënyrë që paratë t’u jepen punonjësve të Federatës Spanjolle të Futbollit, raporton AS. Gazeta spanjolle nuk e ka bërë të ditur identitetin e lojtarit, duke theksuar se ai dëshiron që gjesti i […]

Madhësia e shkronjave

Një prej futbollistëve që fitoi Kupën e Botës 2026 me Spanjën ka hequr dorë nga bonusi i tij për triumfin në turne, në mënyrë që paratë t’u jepen punonjësve të Federatës Spanjolle të Futbollit, raporton AS.

Gazeta spanjolle nuk e ka bërë të ditur identitetin e lojtarit, duke theksuar se ai dëshiron që gjesti i tij të mbetet anonim.

Shuma që i takonte futbollistit ishte rreth një milion euro. Sipas raportimit, lojtarët dhe Federata kishin arritur marrëveshje para fillimit të turneut për ndarjen e bonuseve, në varësi të rezultateve që do të arrinte kombëtarja.

Futbollisti raportohet se mori vendimin si një gjest mirënjohjeje ndaj punonjësve që shoqëruan ekipin gjatë grumbullimit të gjatë për Kupën e Botës.

Përveç lojtarëve dhe stafit teknik, një grup i madh punonjësish ishte përgjegjës për organizimin dhe logjistikën e përditshme të ekipit gjatë turneut.

AS nuk ka specifikuar se si do të ndahet shuma mes punonjësve të Federatës.

Gjithashtu, gazeta nuk ia atribuon këtë gjest ndonjë lojtari të caktuar, kështu që identiteti i kampionit të botës mbetet ende i panjohur publikisht./Telegrafi/