Vetëm disa orë pas fjalimit të Volodymyr Zelenskyt në OKB, Bashkimi Evropian ka miratuar një paketë të re financiare për Ukrainën, në vlerë prej afro 3 miliardë eurosh.
Ukraina do t’i përdorë këto fonde për stabilitetin financiar, rimëkëmbjen dhe modernizimin e vendit, transmeton Telegrafi.
Për herë të parë, rreth 800 milionë euro do të jepen përmes Ukraine Support Loan, një mekanizëm që hyri në fuqi në mars të vitit 2024.

Nisma parashikon mbi 50 miliardë euro grante dhe kredi deri në vitin 2027, për të mbështetur rindërtimin dhe modernizimin e Ukrainës.
Me këstin e ri, mbështetja e BE-së për Ukrainën që nga mesi i vitit 2024 pritet të kalojë 32 miliardë euro.
Në fjalimin e tij në Organizata e Kombeve të Bashkuara, Zelensky iu referua edhe një deklarate të Donald Trumpit, i cili kishte shkruar se Rusia ka “humbur kontrollin” mbi industrinë e saj të naftës.
Presidenti ukrainas tha se ideja e Trumpit se lufta në Ukrainë duhet të përfundojë është e drejtë.
“Nuk njoh asnjë lider botëror që do të thoshte të kundërtën. Nuk njoh askënd që është hapur pro kësaj lufte, përveç një njeriu”, deklaroi ai, duke iu referuar Vladimir Putinit.
Zelensky gjithashtu vuri në pikëpyetje nëse presidenti rus mund të konsiderohet “i arsyeshëm dhe i moderuar”, në një tjetër kritikë të drejtpërdrejtë ndaj Kremlinit. /Telegrafi/





