Robert Pattinson sjell në ekran historinë e “To Catch a Predator”: Kur arrin shikueshmërinë, tema nuk ka më rëndësi

Magazina

Robert Pattinson është një nga protagonistët e filmit “Primetime”, i cili nga e premtja nis të shfaqet në kinema dhe trajton historinë dhe polemikat rreth reality-showt amerikan “To Catch a Predator”. Pattinson ka thënë se e ka befasuar fakti që historia e formatit të NBC-së dhe përfundimi i tij nuk ishte trajtuar më herët në […]

Madhësia e shkronjave

Robert Pattinson është një nga protagonistët e filmit “Primetime”, i cili nga e premtja nis të shfaqet në kinema dhe trajton historinë dhe polemikat rreth reality-showt amerikan “To Catch a Predator”.

Pattinson ka thënë se e ka befasuar fakti që historia e formatit të NBC-së dhe përfundimi i tij nuk ishte trajtuar më herët në një film.

Regjisori Lance Oppenheim e ka kthyer projektin në një histori më të gjerë për median, performancën dhe kufijtë moralë të televizionit.

“To Catch a Predator” u bë fenomen në vitin 2006.

Producentët, në bashkëpunim me grupin Perverted Justice, paraqiteshin online si të mitur dhe ftonin burra të rritur në ambiente të përgatitura për xhirime, ku më pas përballeshin para kamerave, ndërsa policia priste për t’i arrestuar.

Programi fitoi shpejt një audiencë të madhe dhe, dy vite pas debutimit, arrinte rreth shtatë milionë shikues për episod.

Prezantuesi Chris Hansen u bë një figurë e njohur televizive.

Një kthesë e madhe ndodhi në vitin 2006, kur Louis William “Bill” Conradt Jr., një ndihmës prokuror në Teksas, vrau veten gjatë një ndërhyrjeje të policisë në shtëpinë e tij, teksa aty ndodhej edhe ekipi televiziv.

Pas padive dhe hetimeve gazetareske, programi u anulua përfundimisht në vitin 2008.

Duke folur për filmin, Pattinson tha se ajo që e interesonte më shumë ishte mënyra se si një program televiziv kthehet në hit.

Sipas tij, kur një projekt arrin shikueshmëri dhe të ardhura të mëdha, “tema nuk është më e rëndësishme”, pasi gjithçka fillon të gjykohet përmes pritshmërive komerciale. /Telegrafi/