Macron nderon në New York legjendat e kinemasë, De Niron dhe Scorsesen

Magazina

Presidenti francez, Emmanuel Macron, të martën në mbrëmje në New York, nderoi dy figura të mëdha të kinemasë amerikane, Martin Scorsesen dhe Robert De Niron, për “përkushtimin e tyre ndaj filmit dhe ruajtjes së tij”. Macroni i dha regjisorit 83-vjeçar Martin Scorsese gradën e Oficerit të Lartë të Legjionit të Nderit. Scorsese ka punuar për […]

Madhësia e shkronjave

Presidenti francez, Emmanuel Macron, të martën në mbrëmje në New York, nderoi dy figura të mëdha të kinemasë amerikane, Martin Scorsesen dhe Robert De Niron, për “përkushtimin e tyre ndaj filmit dhe ruajtjes së tij”.

Macroni i dha regjisorit 83-vjeçar Martin Scorsese gradën e Oficerit të Lartë të Legjionit të Nderit.

Scorsese ka punuar për dekada në restaurimin e trashëgimisë kinematografike botërore dhe në mbështetje të kinemave të pavarura.

Ndërkohë, aktori 83-vjeçar Robert De Niro, i cili ka bashkëpunuar me Scorsesen në 10 filma të rëndësishëm, përfshirë “Taxi Driver” dhe “Goodfellas”, u nderua me gradën Oficer i Legjionit të Nderit për “përkushtimin e tij ndaj edukimit kinematografik dhe krijimtarisë së pavarur audiovizuale”.

Aktori Leonardo DiCaprio ishte ndër të ftuarit në ceremoninë e zhvilluar në Villa Albertine, rezidenca kulturore franceze në zemër të Manhattanit.

Presidenti francez, i cili kishte udhëtuar në New York për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, më 7 shtator në jug të Francës kishte organizuar më herët samitin “Lumiere”.

Qëllimi i tij ishte të mbështeste industrinë e filmit, e cila po përballet me sfida nga inteligjenca artificiale dhe platformat e transmetimit online. /Telegrafi/