Zbulohen prapaskenat: Drejtori i Atletico Madridit punoi fshehurazi për transferimin e Alvarezit te Barcelona

Sport

Sipas El Confidencial, drejtori i përgjithshëm i futbollit te Atletico Madridi, Carlos Bucero, është përpjekur të lehtësojë shitjen e Julian Alvarezit te Barcelona gjatë verës, pasi kishte zhvilluar bisedime jozyrtare me drejtorin sportiv të klubit katalanas, Deco. Bucero ka vepruar në mënyrë të pavarur, gjë që ka shkaktuar pakënaqësi te drejtuesit e Atletico Madridit, të […]

Madhësia e shkronjave

Sipas El Confidencial, drejtori i përgjithshëm i futbollit te Atletico Madridi, Carlos Bucero, është përpjekur të lehtësojë shitjen e Julian Alvarezit te Barcelona gjatë verës, pasi kishte zhvilluar bisedime jozyrtare me drejtorin sportiv të klubit katalanas, Deco.

Bucero ka vepruar në mënyrë të pavarur, gjë që ka shkaktuar pakënaqësi te drejtuesit e Atletico Madridit, të cilët e bllokuan largimin e Alvarezit.

Veprimi i tij shkaktoi gjithashtu një përçarje të madhe të brendshme në bordin e Atletico Madridit.

Marrëdhënia e Buceros me drejtorin tjetër, Mateu Alemany, është e tensionuar, ndërsa ai kishte eksploruar mundësinë e shitjes së Alvarezit për të rikthyer ndikimin e tij në klubin madrilen.

Bucero kishte vepruar si ndërmjetës mes Atletico Madridit dhe Barcelonës për të ndërmjetësuar një marrëveshje për Alvarez, por “Los Rojiblancos” qëndruan të vendosur gjatë gjithë kohës për ta mbajtur sulmuesin argjentinas.

26-vjeçari tani po përpiqet të përmirësojë marrëdhënien me tifozët, pasi është rikthyer në skuadër pas një sage të gjatë gjatë afatit kalimtar të verës.

Ndërkohë, Barcelona nuk ka hequr dorë nga shpresat për ta transferuar atë dhe raportohet se po planifikon përpjekje të tjera për Alvarez në afatet e ardhshme kalimtare./Telegrafi/