Shabani: Nuk jemi të interesuar për t’u bërë pjesë e Qeverisë

Rajon

Kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani thotë se nuk pretendon të bëhet pjesë e Qeverisë. “Të jeni të sigurt është kategorike jo”, kështu u përgjigj në “Click Plus” Isen Shabani nga Aleanca për Shqiptarët kur u pyet nëse parti do të pranonte të bëhej pjesë e koalicionit qeverisës. Shabani tha se fokusi i tyre […]

Madhësia e shkronjave

Kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani thotë se nuk pretendon të bëhet pjesë e Qeverisë.

“Të jeni të sigurt është kategorike jo”, kështu u përgjigj në “Click Plus” Isen Shabani nga Aleanca për Shqiptarët kur u pyet nëse parti do të pranonte të bëhej pjesë e koalicionit qeverisës.

Shabani tha se fokusi i tyre është në riorganizimin e partisë së Aleancës për Shqiptarët.

Shabani tha se pa zgjedhje, nuk do të bëhen pjesë e Qeverisë.

“Edhe po të kemi një ofertë të tillë, të jeni të sigurt, ja edhe publikisht e them se nuk do të bëhemi pjesë e Qeverisë dhe as që mendojmë të bëhemi pa zgjedhje të rregullta”, shtoi Shabani.