“Secili duhet ta pranojë faktin se kur ftohen mund të mos luajnë”, Foda komenton pensionimin e Rrahmanit dhe Hadërgjonajt

Sport

Përzgjedhësi i Kosovës Franco Foda iu ka uruar suksese dyshes Amir Rrahmani dhe Florent Hadërgjonajt. Rrahmani u pensionua shkaku i problemeve me FFK-në, ndërsa Hadërgjonaj njoftoi se më nuk vjen derisa Foda të jetë në krye. I pyetur për Rrahmanin, tekniku gjerman tha se provoi t’ia ndryshonte mendjen, ndërsa refuzoi të zbulonte detajet e bisedës. […]

Madhësia e shkronjave

Përzgjedhësi i Kosovës Franco Foda iu ka uruar suksese dyshes Amir Rrahmani dhe Florent Hadërgjonajt.

Rrahmani u pensionua shkaku i problemeve me FFK-në, ndërsa Hadërgjonaj njoftoi se më nuk vjen derisa Foda të jetë në krye.

I pyetur për Rrahmanin, tekniku gjerman tha se provoi t’ia ndryshonte mendjen, ndërsa refuzoi të zbulonte detajet e bisedës.

“Më ka telefonuar dhe kemi biseduar. Sigurisht detajet do të mbesin mes nesh. Kam kontaktuar për t’ia ndryshuar mendjen dhe nuk kam mundur. Ai e ka marrë vendimin dhe të gjithë duhet ta pranojmë. I urojmë më të mirat”.

Kurse për Hadërgjonaj, ai nënvizoi se ka mbetur i befasuar për vendimin e tij, por shtoi se secili lojtarë kur e merr ftesën duhet të llogaritë se ekziston mundësia të mos zhvillojë asnjë minutë.

“Nuk më ka kontaktuar, vendimin e tij e kam parë përmes mediave. Duhet ta pranojmë edhe vendimin e tij, por më duhet të theksoj se të gjithë lojtarët që i ftoj, iu fali besimin tim të plotë. Të gjithë i përkrahi dhe faktikisht nuk mund ta kuptoj arsyen se pse është tërhequr nga kombëtarja”.

“Më duhet të pranoj dhe i uroj më të mirat në të ardhmen. Për mua ka rëndësi që kushdo që është në dispozicion, ai duhet të luajë me zemër për Kosovën, të jetë i rritur për të luajtur dhe që gjithmonë të japin maksimumin për Kosovën. Secili duhet të pranoj kur të ftohet mund edhe të mosluajë”.

Përndryshe, Kosova të hënën nga ora 17:00 do ta zhvillojë seancën e parë stërvitore./Telegrafi/