Lotina Haziri po shijon ditët e fundit të shtatzënisë, ndërsa po numëron ditët deri në ardhjen në jetë të fëmijës së saj të parë.
Përmes disa postimeve në InstaStory, ajo ka ndarë momente nga rrugëtimi i saj drejt mëmësisë, duke rikthyer në kujtesë periudha të ndryshme të shtatzënisë, që nga momenti kur mori vesh se do të bëhej nënë e deri në muajin e nëntë.

Lotina ka folur edhe për sfidat dhe lodhjen e muajve të parë, ndërsa tani që shtatzënia po i afrohet fundit, ka shprehur padurimin për ta takuar fëmijën.
Ajo ka publikuar edhe një kolazh me partnerin e saj, Mozzik, ku të dy shfaqen të buzëqeshur brenda makinës.
Krahas fotografive, Lotina ka shkruar: “- sot gati 9” dhe “- picrra, mezi po pres”, duke treguar emocionet e saj për ardhjen e afërt të vogëlushit. /Telegrafi/





