Moti gjatë ditës së hënë pritet të jetë relativisht i paqëndrueshëm, me ndryshime të kushteve atmosferike në pjesën më të madhe të vendit.
Dita do të nisë me kthjellime, ndërsa gradualisht pritet shtim i vranësirave, të cilat do të jenë mesatare deri të dendura në të gjithë territorin.

Reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët priten nga orët e mesditës deri në pasditen e vonë. Në mënyrë të izoluar, kryesisht përgjatë zonave malore, reshjet mund të shoqërohen me shtrëngata dhe shkarkesa elektrike.
Era do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Në zonat bregdetare, veçanërisht në pjesën jugperëndimore, si dhe në zonat luginore, era pritet të forcohet deri në 17 m/s.
Në det, valëzimi pritet të jetë i forcës 1–2 ballë. /Telegrafi/





