Lady Gaga nis kapitullin e ri të jetës, nga ikona e popit te jeta si nënë

Magazina

Lady Gaga duket se po përjeton një nga ndryshimet më të mëdha në jetën e saj, duke lënë përkohësisht pas spektaklin e skenës për një jetë shumë më të qetë pranë të fejuarit Michael Polansky dhe vajzës së tyre. Këngëtarja 40-vjeçare është parë në Ross të Kalifornisë, e veshur thjesht dhe duke mbajtur në krahë […]

Madhësia e shkronjave

Lady Gaga duket se po përjeton një nga ndryshimet më të mëdha në jetën e saj, duke lënë përkohësisht pas spektaklin e skenës për një jetë shumë më të qetë pranë të fejuarit Michael Polansky dhe vajzës së tyre.

Këngëtarja 40-vjeçare është parë në Ross të Kalifornisë, e veshur thjesht dhe duke mbajtur në krahë vajzën e saj, Rose Bean.

Në vend të veshjeve ekstravagante dhe paraqitjeve spektakolare, Gaga po shijon një rutinë më të zakonshme, duke bërë Pilates, pazar dhe duke kaluar kohë me familjen, shkruan DailyMail.

Vajza, e cila sipas raportimeve ka lindur më 9 qershor, mban emrin Rose si një homazh për këngën “La Vie En Rose” të Edith Piaf, ndërsa emri i mesëm Bean lidhet me aktivistin e ndjerë Carl Bean, kënga e të cilit “I Was Born This Way” frymëzoi hitin e Gaga-s “Born This Way”.

Gaga dhe Polansky janë bashkë që nga viti 2019 dhe u fejuan më vonë. Çifti u njoh përmes nënës së këngëtares, Cynthia Germanotta, e cila drejton fondacionin Born This Way.

Gjatë pandemisë, Polansky u zhvendos në shtëpinë e Gaga-s në Malibu dhe marrëdhënia e tyre u forcua.

Këngëtarja e ka përshkruar Michaelin si dashurinë e jetës së saj dhe mikun e saj më të mirë.

Para se të bëhej nënë, Gaga kishte folur disa herë për dëshirën për të krijuar familje dhe gjatë promovimit të turneut “Mayhem Ball” kishte thënë se shpresonte që amësia të ishte roli i saj i ardhshëm kryesor.

Sipas raportimeve, Gaga tashmë po e shijon këtë kapitull larg vëmendjes së madhe publike.

Pas përfundimit të turneut në prill dhe angazhimeve të saj të fundit profesionale, ajo është tërhequr ndjeshëm nga daljet publike, duke u përqendruar te familja dhe jeta e re në Kaliforni. /Telegrafi/