SHBA akuzon pesë persona për komplote vrasjesh të dyshuara të mbështetura nga Rusia

Bota

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka ngritur akuza ndaj pesë personave, të cilët dyshohet se kanë punuar për shërbimet ruse të inteligjencës dhe janë përfshirë në komplote për financim terrorizmi, rekrutime dhe vrasje me pagesë në SHBA dhe Evropë. Sipas aktakuzës së bërë publike nga Departamenti i Drejtësisë, të pesë të dyshuarit janë ende në arrati […]

Madhësia e shkronjave

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka ngritur akuza ndaj pesë personave, të cilët dyshohet se kanë punuar për shërbimet ruse të inteligjencës dhe janë përfshirë në komplote për financim terrorizmi, rekrutime dhe vrasje me pagesë në SHBA dhe Evropë.

Sipas aktakuzës së bërë publike nga Departamenti i Drejtësisë, të pesë të dyshuarit janë ende në arrati dhe dyshohet se kanë marrë pjesë në operacione survejimi, rekrutimin e personave për kryerjen e atentateve dhe planifikimin e vrasjeve të shënjestruara.

Prokurori i Përgjithshëm amerikan, Todd Blanche, tha se komplotet përfshinin edhe përpjekje për të vrarë një disident rus, për të cilin hetuesit besonin se ndodhej në zonën e Washingtonit.

Sipas autoriteteve amerikane, një person i rekrutuar në kuadër të komplotit dyshohet se iu ofruan 40 mijë dollarë për të “eliminuar” ose bërë të zhdukej një person që jetonte në SHBA.

Një tjetër person dyshohet se iu ofruan 25 mijë dollarë për të vrarë një individ që jetonte në Lituani, transmeton Telegrafi.

Departamenti i Drejtësisë tha se këto raste janë pjesë e një operacioni më të gjerë që përfshinte survejim dhe përpjekje për të identifikuar e rekrutuar persona të gatshëm për të kryer vrasje me pagesë.

Të akuzuarit janë shtetasi rus Yuri Khrameev, 63 vjeç, djali i tij Kirill Khrameev, 27 vjeç, shtetasit kubanë Oemis Romagoza Durruthy, 35 vjeç, dhe Yaidel Delgado Suarez, 35 vjeç, si dhe shtetasi venezuelian Angel Eduardo Castro, 22 vjeç.

Të pesë janë akuzuar për komplot për financimin e terrorizmit.

Ndërkohë, Yuri Khrameev, Yaidel Delgado Suarez dhe Angel Eduardo Castro përballen gjithashtu me akuzën për komplot për kryerjen e vrasjes me pagesë.

Autoritetet amerikane nuk kanë bërë të ditur se ku ndodhen aktualisht të dyshuarit, ndërsa akuzat mbeten pretendime që duhet të provohen në gjykatë.

Hetimi vjen në një periudhë kur autoritetet amerikane kanë rritur vëmendjen ndaj operacioneve të dyshuara të shërbimeve ruse të inteligjencës në territorin amerikan dhe në vendet evropiane. /Telegrafi/