“Drita e syve të mi”, DJ Gimbo i uron ditëlindjen nënës me një fotografi të rrallë nga fëmijëria

Magazina

DJ Gimbo ka ndarë një moment të veçantë me ndjekësit e tij në Instagram, duke uruar nënën e tij me rastin e ditëlindjes. Ish-banori i BBVA-së, ka zgjedhur ta shoqërojë urimin me një fotografi të ëmbël nga fëmijëria, ku shihet së bashku me nënën e tij. Krahas imazhit, ai ka përcjellë edhe urimin e tij […]

Madhësia e shkronjave

DJ Gimbo ka ndarë një moment të veçantë me ndjekësit e tij në Instagram, duke uruar nënën e tij me rastin e ditëlindjes.

Ish-banori i BBVA-së, ka zgjedhur ta shoqërojë urimin me një fotografi të ëmbël nga fëmijëria, ku shihet së bashku me nënën e tij.

Krahas imazhit, ai ka përcjellë edhe urimin e tij për të, duke e bërë postimin një dedikim të veçantë dhe plot emocione.

“Urime ditëlindjen nana jem, festofsh gjithmonë me lumturi edhe shëndet, drita e syve të mi. Të don djali shumë”, ka shkruar DJ Gimbo në urimin e tij për nënën.

Dedikimin e veçantë ai vendosi ta shpërndante me ndjekësit në llogarinë e tij zyrtare, gjegjësisht në InstaStory.

DJ Gimbo është një personazh tejet i komentuar në mediet e shtypit rozë edhe për shkak të pjesëmarrjes së tij në BBVA.

Ndjekësit dhe fansat e tij janë përherë kurioz për jetën personale, sidomos edhe për lidhjen që ka krijuar me balerinën, Selin Bollati.