Javier Bardem do të nderohet me çmimin për arritje jetësore në Festivalin e Filmit në Romë

Magazina

Aktori i njohur spanjoll, Javier Bardem, do të nderohet me ‘Çmimin për Arritje Jetësore’ në ‘Festivalin e Filmit në Romë’, një nga ngjarjet më të rëndësishme kinematografike në Itali. Festivali do të zhvillohet nga 13 deri më 25 tetor, ndërsa çmimi do t’i dorëzohet Bardemit nga regjisori i njohur italian Paolo Sorrentino. Gjatë festivalit, fituesi […]

Madhësia e shkronjave

Aktori i njohur spanjoll, Javier Bardem, do të nderohet me ‘Çmimin për Arritje Jetësore’ në ‘Festivalin e Filmit në Romë’, një nga ngjarjet më të rëndësishme kinematografike në Itali.

Festivali do të zhvillohet nga 13 deri më 25 tetor, ndërsa çmimi do t’i dorëzohet Bardemit nga regjisori i njohur italian Paolo Sorrentino.

Gjatë festivalit, fituesi i çmimit Oscar do të prezantojë edhe filmin “The Beloved”, me regji të spanjollit Rodrigo Sorogoyen.

Filmi, i cili pati premierën botërore në Festivalin e Filmit në Kanë, tregon historinë e regjisorit Esteban Martinez, të interpretuar nga Bardem, një personazh me një të kaluar të vështirë dhe të karakterizuar nga dhuna.

Pas shumë vitesh, ai ribashkohet me vajzën e tij, një aktore në ngritje, me të cilën vendos të realizojë një film.

Rikthimi i tyre në jetën e njëri-tjetrit i detyron të dy të përballen me plagët dhe problemet e së kaluarës, të cilat për vite me radhë kishin zgjedhur t’i shmangnin.

Bardem ka qenë së fundmi i pranishëm edhe në Festivalin e Filmit në Venecia, ku prezantoi filmin “Bunker” të Florian Zeller.

Ndërkohë, aktori spanjoll do të rikthehet së shpejti në ekran në rolin e Stilgarit në filmin e shumëpritur “Dune: Part Three” me regji të Denis Villeneuve.

Ai gjithashtu ka përfunduar xhirimet e filmit “Hello & Paris” të Amazon MGM Studios, ku interpreton së bashku me aktoren Kate Hudson.

Kjo vjen si vlerësim për një karrierë të gjatë dhe të suksesshme të Bardemit, i cili ndër vite është shndërruar në një prej aktorëve më të vlerësuar të kinemasë spanjolle dhe ndërkombëtare. /Telegrafi/