Forumi Rinor i BDI-së kërkon dorëheqjen e ministrit Jeton Shasivari

Rajon

Forumi Rinor i BDI-së sot ka protestuar para Ministrisë së Drejtësisë. Ata përmes protestës kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë në RMV, Jeton Shasivari pas deklaratës së djeshme për gjykimin e krerëve të UÇK-së në Hagë. Anëtarët e Forumit Rinor mbanin në duar pankarta me mbishkrimet “dorëheqje” dhe fotografi të krerëve të UÇK-së që gjykohen […]

Madhësia e shkronjave

Forumi Rinor i BDI-së sot ka protestuar para Ministrisë së Drejtësisë.

Ata përmes protestës kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë në RMV, Jeton Shasivari pas deklaratës së djeshme për gjykimin e krerëve të UÇK-së në Hagë.

Anëtarët e Forumit Rinor mbanin në duar pankarta me mbishkrimet “dorëheqje” dhe fotografi të krerëve të UÇK-së që gjykohen në Hagë.

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari dje përmes një deklarate kërkoi që të respektohet vendimi i Gjykatës Speciale, pavarësisht përmbajtjes së tij.

Shasivari potencon e Kosova duhet ta pranojë qetësisht vendimin, gjyqësorin dhe të mbrojë integritetin e institucioneve./Telegrafi/