Volkswagen sjell vetura që ndërrojnë vetë korsinë

Teknologji

Modelet e zgjedhura Volkswagen të vitit 2027 në SHBA do të pajisen me sisteme të reja asistence në drejtim, përfshirë funksionin që lejon makinën të ndërrojë automatikisht korsinë. Me sistemin Travel Assist, drejtuesi vetëm aktivizon sinjalin e kthesës dhe, nëse sensorët radarë nuk zbulojnë trafik në korsinë ngjitur, makina kryen vetë manovrën. Nëse ka automjete […]

Madhësia e shkronjave

Modelet e zgjedhura Volkswagen të vitit 2027 në SHBA do të pajisen me sisteme të reja asistence në drejtim, përfshirë funksionin që lejon makinën të ndërrojë automatikisht korsinë.

Me sistemin Travel Assist, drejtuesi vetëm aktivizon sinjalin e kthesës dhe, nëse sensorët radarë nuk zbulojnë trafik në korsinë ngjitur, makina kryen vetë manovrën.

Nëse ka automjete pranë, sistemi pret deri në 12 sekonda.

Funksioni i ri do të jetë i disponueshëm në modelet Atlas, Golf, ID. Buzz dhe Tiguan të vitit 2027.

Megjithatë, drejtuesit duhet të qëndrojnë gjithmonë të vëmendshëm, pasi teknologjia është vetëm sistem asistence. /Telegrafi/