Brad Pitt dhe Ines de Ramon tërhoqën vëmendje në finalen e US Open – mes tyre edhe shumë yje të famshëm

Magazina

Brad Pitt dhe partnerja e tij, Ines de Ramon, tërhoqën vëmendjen e publikut gjatë finales së US Open, ku u shfaqën në tribunat e stadiumit Arthur Ashe për të ndjekur përballjen mes Arina Sabalenkës dhe Elena Ribakinës. Prania e aktorit të njohur nuk kaloi pa u vënë re. Pitt ndoqi me vëmendje ndeshjen, teksa në […]

Madhësia e shkronjave

Brad Pitt dhe partnerja e tij, Ines de Ramon, tërhoqën vëmendjen e publikut gjatë finales së US Open, ku u shfaqën në tribunat e stadiumit Arthur Ashe për të ndjekur përballjen mes Arina Sabalenkës dhe Elena Ribakinës.

Prania e aktorit të njohur nuk kaloi pa u vënë re.

Pitt ndoqi me vëmendje ndeshjen, teksa në disa momente u ndal edhe për të bërë fotografi me fanset që e rrethonin.

Por Brad Pitt dhe Ines de Ramon nuk ishin të vetmet figura të njohura në tribunat e finales.

Mes të pranishmëve ishin edhe legjenda braziliane e futbollit Ronaldo Nazario, këngëtarja Pink, aktorët Rami Malek, Amy Adams dhe Elizabeth Banks si dhe Paris Hilton me bashkëshortin Carter Reum.

Në mesin e të ftuarve u panë gjithashtu Fran Drescher, legjenda e tenisit Billie Jean King, Spike Lee, Jake Paul, Jutta Leerdam dhe Shonda Rhimes.

Në fushë, Elena Ribakina zhvilloi një ndeshje të fortë dhe arriti të mposhtë Sabalenkën me rezultatin 6:4, 5:7, 6:2, duke fituar kështu titullin e saj të parë në US Open.

Edhe pse humbi finalen, Sabalenka u largua nga turneu me një arritje historike. /Telegrafi/