Pas konstituimit të Kuvendit, raportohet se sot mbahet seanca për Qeverinë

Nacionale

Sot pritet të mbahet një seancë e Kuvendit të Kosovës, në të cilën pritet të shqyrtohet çështja e formimit të Qeverisë së re. Sipas raportimeve ora 14:00 është koha e preferuar për mbajtjen e seancës, ndërsa orari përfundimtar pritet të konfirmohet gjatë ditës. Mbajtja e kësaj seance vjen pas konstituimit të Kuvendit, ku u zgjodhën […]

Madhësia e shkronjave

Sot pritet të mbahet një seancë e Kuvendit të Kosovës, në të cilën pritet të shqyrtohet çështja e formimit të Qeverisë së re.

Sipas raportimeve ora 14:00 është koha e preferuar për mbajtjen e seancës, ndërsa orari përfundimtar pritet të konfirmohet gjatë ditës.

Mbajtja e kësaj seance vjen pas konstituimit të Kuvendit, ku u zgjodhën nënkryetarët nga radhët e LDK-së, Listës Serbe dhe komuniteteve të tjera joshumicë.

Ndërkohë, deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës nuk morën pjesë në seancë, pasi kjo parti konsideron se janë tejkaluar afatet kushtetuese për konstituimin e Kuvendit.

Telegrafi ka provuar të marrë një konfirmim zyrtar nga Lëvizja Vetëvendosje lidhur me mbajtjen e seancës dhe orarin e saj, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi nuk ka pranuar përgjigje.

Nëse seanca mbahet, në fokus pritet të jetë procedura për formimin e Qeverisë së re, pas përmbylljes së procesit të konstituimit të Kuvendit. /Telegrafi/