Kombëtarja e Kosovës nuk do ta ketë të lehtë të vazhdojë pa kapitenin Amir Rrahmani, kështu ka raportuar mediumi i famshëm “GOAL”.
Vendimi i yllit të Napolit për të pensionuar është bërë temë në mediat ndërkombëtare, ngase kuptohet askush s’e priste largimin e tij para ndeshjeve që “Dardanët” i zhvillojnë pas dy javëve.
Së fundmi, edhe mediumi “GOAL” ka komentuar largimin e Rrahmanit, duke thënë se Kosova nuk do ta ketë të lehtë zëvendësimin e tij falë eksperiencës së madhe që ka.
“Kosova tani duhet ta nisë procesin për të zgjedhur kapitenin e ri. Kombëtarja do të përballet me punën e vështirë për të vazhduar pa liderin me më së shumti eksperiencë”.
Rrahmani njoftoi pensionimin të premten mbrëma pas plot 66 paraqitjeve zyrtare, ku ndër të tjera ka të shënuar edhe gjashtë gola në proces.
Ndërkohë, Kosova do të përballet më vonë këtë muaj dhe në fillimin e muajit tetor ndaj Austrisë, Irlandës dhe Izraelit në kuadër të Ligës së Kombeve./Telegrafi/






