Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, i cili foli për sukseset e delegacionit kosovar në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, si dhe për përgatitjet drejt organizimit të Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.
Kryetari i KOK-ut fillimisht ka folur për arritjet e delegacionit të Kosovës në ‘Taranto 2026’, duke zbuluar gjithashtu se cilin sukses të sportistëve kosovarë e veçon pak më shumë nga të tjerët.
“Kemi shumë punë përpara, na pret punë shumë e madhe. A jemi të kënaqur? Unë e kam një shprehi, nuk jam kurrë i kënaqur sepse kam qejf gjithmonë me arritë maksimumin”.
“Por rezultatet tregojnë që ka qenë një avancim i ekipit të Kosovës, sepse dihet që kemi marrë 11 medalje në dy edicionet e mëhershme, kurse tash në Taranto i kemi 9 medalje, ka qenë një paraqitje jashtëzakonisht e mirë”.
“Ka pasur momente të ndryshme të veçantë. Për me veçu, ndoshta më interesanti ka qenë Donjeta Sadiku në boks, meqenëse ka qenë finalja dhe emocionet kanë qenë shumë më të mëdhaja”, ka rrëfyer Krasniqi.
Episodin e plotë me Ismet Krasniqin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube. /Telegrafi/






