Me veshje të bardhë dhe transparente, Emily Ratajkowski tërheq vëmendjen në Calvin Klein

Magazina

Emily Ratajkowski tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj gjatë Javës së Modës në New York, teksa mori pjesë në sfilatën e Calvin Klein për sezonin Pranverë/Verë 2027. Modelja 35-vjeçare u shfaq me një veshje tërësisht të bardhë, duke kombinuar një bluzë gjysmëtransparente me jakë të lartë, të veshur pa reçipeta, me pantallona të së njëjtës […]

Madhësia e shkronjave

Emily Ratajkowski tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj gjatë Javës së Modës në New York, teksa mori pjesë në sfilatën e Calvin Klein për sezonin Pranverë/Verë 2027.

Modelja 35-vjeçare u shfaq me një veshje tërësisht të bardhë, duke kombinuar një bluzë gjysmëtransparente me jakë të lartë, të veshur pa reçipeta, me pantallona të së njëjtës ngjyrë. Pamja e saj u dallua për stilin e guximshëm dhe minimalist.

Në të njëjtin event ishte edhe Pamela Anderson, e cila zgjodhi një fustan midi krem, të ngushtë pas trupit.

Aktorja dhe modelja u shfaq për të dytën herë gjatë Javës së Modës pa grim, duke vënë në pah pamjen e saj natyrale.

Sfilata mblodhi disa prej emrave të njohur të modës dhe showbiz-it, mes tyre edhe Sabrina Elba. Paraqitja e Ratajkowski vjen në një periudhë kur ajo është në një lidhje me regjisorin francez Romain Gavras, ish-partnerin e këngëtares Dua Lipa.

Ratajkowski, e cila është nënë e një djali pesëvjeçar, ka qenë më parë e martuar me producentin Sebastian Bear-McClard.

Së fundmi, ajo ka bërë të ditur edhe se ka nënshkruar një marrëveshje libri me vlerë shtatëshifrore, ku do të rrëfejë për jetën e saj seksuale si nënë beqare. /Telegrafi/