Jennifer Aniston dhe Jim Curtis zbulojnë si nisi romanca e tyre

Magazina

Jennifer Aniston dhe Jim Curtis po shijojnë prej më shumë se një viti lidhjen e tyre, ndërsa partneri i aktores ka ndarë disa detaje të rralla për mënyrën se si nisi romanca. Jim tregoi se para se të bëheshin çift, ata kishin kaluar disa muaj si miq. Ai rrëfeu se në kohën kur u takuan […]

Madhësia e shkronjave

Jennifer Aniston dhe Jim Curtis po shijojnë prej më shumë se një viti lidhjen e tyre, ndërsa partneri i aktores ka ndarë disa detaje të rralla për mënyrën se si nisi romanca.

Jim tregoi se para se të bëheshin çift, ata kishin kaluar disa muaj si miq.

Ai rrëfeu se në kohën kur u takuan nuk ishte më në kërkim të dashurisë, pasi kishte kaluar një divorc dhe disa marrëdhënie të dështuara, shkruan DailyMail.

Duke folur për atë që ndien sot në marrëdhënien me Jennifer, Jim u shpreh: “Dhe çfarë ndiej tani? Ndihem me gëzim të vërtetë, me prani të vërtetë, me qetësi të vërtetë, me partneritet të vërtetë”.

Çifti e bëri lidhjen publike në Instagram në nëntor të vitit të kaluar, kur Jennifer e uroi Jim-in për ditëlindje me një fotografi bardhë e zi dhe mesazhin: “Gëzuar ditëlindjen, dashuria ime”.

Edhe Jim ndau më pas disa momente nga festimi, duke shkruar: “Nëse kjo është një ëndërr, nuk dua të zgjohem”. /Telegrafi/