Barcelona e ka në plan për vitin 2028, ish-ylli i klubit drejt rikthimit si trajner

Sport

Cesc Fabregas, trajneri 39-vjeçar i Comos, po shihet si kandidati kryesor i Barcelonës për ta pasuar Hansi Flickun në vitin 2028, kur gjermanit i përfundon kontrata. Sipas raportimeve të AS, klubi katalunas ka zhvilluar kontaktet e para me trajnerin, ndërsa një përfaqësues i afërt me Joan Laportën ka udhëtuar drejt Italisë për të avancuar planifikimet. […]

Madhësia e shkronjave

Cesc Fabregas, trajneri 39-vjeçar i Comos, po shihet si kandidati kryesor i Barcelonës për ta pasuar Hansi Flickun në vitin 2028, kur gjermanit i përfundon kontrata. Sipas raportimeve të AS, klubi katalunas ka zhvilluar kontaktet e para me trajnerin, ndërsa një përfaqësues i afërt me Joan Laportën ka udhëtuar drejt Italisë për të avancuar planifikimet.

Drejtuesit e Barcelonës raportohet se kanë arritur një marrëveshje për ta vendosur Fabregasin në krye të listës së kandidatëve për të ardhmen. Bëhet fjalë për një plan afatgjatë, jo për afatin aktual kalimtar, pasi Flick ka kontratë deri në vitin 2028, me mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër.

Sipas raportimeve të publikuara në qershor, Barcelona tashmë e ka njoftuar Fabregasin se dyert e klubit do të jenë të hapura për të në vitin 2028. Në kuadër të këtyre bisedimeve, Alejandro Echevarria, bashkëpunëtor i afërt i Laportës, ka vizituar Comon.

Plani lidhet edhe me kontratën e trajnerit spanjoll, i cili është i angazhuar me klubin italian deri më 30 qershor 2028. Fabregas mori drejtimin e Comos në korrik të vitit 2024.

Rezultatet e arritura nga trajneri kanë përforcuar bindjen e Barcelonës për ta ndjekur këtë rrugë. Në sezonin 2025/26, Como përfundoi i katërti në Serie A, me 20 fitore, 11 barazime dhe shtatë humbje, duke siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

Edhe sezoni 2026/27 ka nisur me rezultate premtuese. Como grumbulloi shtatë pikë në tri ndeshjet e para të Serie A-së, ndërsa më pas debutoi në Ligën e Kampionëve me fitore 4-1 ndaj RB Leipzigut, nën drejtimin e Fabregasit.

Presidenti i Comos, Mirwan Suwarso, ka bërë edhe një krahasim të madh, duke e vlerësuar ndikimin e Fabregasit në klub si të ngjashëm me atë të Johan Cruyffit te Barcelona. Deklarata erdhi pasi Como siguroi për herë të parë në histori pjesëmarrjen në garën më të rëndësishme evropiane për klube./Telegrafi/