Edicioni jubilar i “Shqip Up Comedy Festival” në Cyrih po i afrohet një tjetër momenti të rëndësishëm, pasi pothuajse të gjitha biletat për mbrëmjen e madhe të 31 tetorit janë shitur.
Telegrafi merr vesh se aktualisht kanë mbetur në dispozicion më pak se 50 bileta, duke e bërë eventin gjithnjë e më pranë një “sold out”-i të plotë.
Të gjithë ata që duan të jenë pjesë e edicionit jubilar dhe të shijojnë një mbrëmje me humor, muzikë dhe atmosferë shqiptare në Cyrih, duhet të nxitojnë për të siguruar vendet e fundit.

Edicioni i këtij viti shënon pesë vjet të “Shqip Up Festival” dhe vjen me një lineup të pasur, ku do të ngjiten në skenë Lulzim Bucolli, Drilona, T-Ronimo, Ernest Zymberi, Luan Comedy dhe komediani zviceran Stefan Büsser.
Mbrëmja do të moderohet nga Arbela dhe Ylberi, ndërsa për atmosferën muzikore do të kujdesen grupi i njohur “Elita 5” dhe DJ.
Eventi do të mbahet më 31 tetor 2026 në “Stadthalle Dietikon” në Zürich dhe është i dedikuar për moshat 16+.
Pas pesë vitesh të bashkuara me publikun shqiptar në Zvicër, organizatorët premtojnë një edicion special, me humor, muzikë dhe një atmosferë festive për të shënuar këtë përvjetor.
Me më pak se 50 bileta të mbetura, vendet e fundit po shiten me ritëm të shpejtë.
Biletat për “Shqip Up Comedy Festival” mund t’i siguroni përmes këtij linku. /Telegrafi/





