Mastantuono “arrin” në Serie A, shkëlqen me het-trik ndaj Venezias

Sport

Fiorentina ka regjistruar fitore të madhe në udhëtim te Venezia, sfidë ku shkëlqeu i huazuari nga Real Madridi, Franco Mastantuono. Mastantuono ka qenë shumë i kritikuar për paraqitjet e para me klubin italian, megjithatë ishte i shkëlqyer me het-trik në fitoren 2-4. Fillimisht, dribloi për mrekulli dhe me një goditje të fortë u përkujdes për […]

Madhësia e shkronjave

Fiorentina ka regjistruar fitore të madhe në udhëtim te Venezia, sfidë ku shkëlqeu i huazuari nga Real Madridi, Franco Mastantuono.

Mastantuono ka qenë shumë i kritikuar për paraqitjet e para me klubin italian, megjithatë ishte i shkëlqyer me het-trik në fitoren 2-4.

Fillimisht, dribloi për mrekulli dhe me një goditje të fortë u përkujdes për ta barazuar rezultatin (29’), ndërsa një minutë më vonë e përmbysi epërsinë (30’).

Ndërsa, “qershia mbi tortë” ishte goli i tretë, ku u gjend në vendin e duhur pas një topi të kthyer për ta vulosur fitoren (84’).

Fiorentina me këtë fitore merr pikët e para në Serie A, ndërsa Venezia mbetet pa pikë.

Përndryshe, trajneri i vendasve nuk e futi fare në lojë Albion Rrahmanin, duke e lënë në stol./Telegrafi/