U gjet i vdekur në veturën e tij, misteri rrethon vdekjen e kongresmenit meksikan

Bota

Një kongresmen federal meksikan nga partia në pushtet MORENA, i cili u gjet i vdekur me një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit në kokë, brenda makinës së tij në shtetin juglindor të Veracruz, nuk është vrarë, por ka kryer vetëvrasje, njoftoi zyra e prokurorit federal që po heton ngjarjen. Sensayen Escobar u gjet […]

Madhësia e shkronjave

Një kongresmen federal meksikan nga partia në pushtet MORENA, i cili u gjet i vdekur me një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit në kokë, brenda makinës së tij në shtetin juglindor të Veracruz, nuk është vrarë, por ka kryer vetëvrasje, njoftoi zyra e prokurorit federal që po heton ngjarjen.

Sensayen Escobar u gjet i pajetë në Veracruz, me një armë pranë tij.

Pas hetimit, zyra e prokurorit arriti në përfundimin se vdekja ishte shkaktuar nga “vetëvrasja”, thuhet në një deklaratë.

Skenari i vrasjes nuk është përjashtuar plotësisht, pasi dhjetëra mijëra njerëz vriten çdo vit në Meksikë.

Megjithatë, provat, veçanërisht fakti se, sipas raportimeve në shtypin meksikan, makina e tij u gjet e parkuar në anë të rrugës, pa dëmtime dhe me dyert e mbyllura, kontribuuan në përfundimin se politikani kishte kryer vetëvrasje.

Sensayen Escobar, 42 vjeç, ishte ish-ministër i Arsimit në Veracruz gjatë viteve 2018-2021 dhe u zgjodh në dhomën e ulët të parlamentit në shtator 2024 si përfaqësues i MORENA-s.