Ironia tragjike e fatit, si ja morën jetën patatet 63-vjeçarit me nofkën “z. Patate”

Bota

63-vjeçari Nivaldo Maganin, nga Brazili, i njohur me nofkën “Z. Patate”, humbi jetën në një incident tragjik, një ditë para ditëlindjes së tij. Sipas “Daily Mail”, Nivaldo ndodhej në biznesin familjar të tregtimit dhe përpunimit të patateve, kur një qese e madhe transporti, që përmbante pothuajse një ton patate, ra mbi të. Sipas autoriteteve lokale, […]

Madhësia e shkronjave

63-vjeçari Nivaldo Maganin, nga Brazili, i njohur me nofkën “Z. Patate”, humbi jetën në një incident tragjik, një ditë para ditëlindjes së tij.

Sipas “Daily Mail”, Nivaldo ndodhej në biznesin familjar të tregtimit dhe përpunimit të patateve, kur një qese e madhe transporti, që përmbante pothuajse një ton patate, ra mbi të.

Sipas autoriteteve lokale, thesi me patate varej rreth dy metra mbi tokë kur kablloja e çelikut që e mbante u këput, duke bërë që ngarkesa të binte mbi 63-vjeçarin.

Nivaldo ishte i njohur në zonë si “Nivaldo da Batata” (Nivaldo i Patateve).

Ai e përdori këtë nofkë edhe kur kandidoi në zgjedhjet bashkiake të vitit 2024, ku u zgjodh.