“Nuk do ta harrojmë kurrë”, Trump përkujton viktimat e 11 Shtatorit

Bota

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mori pjesë në ngjarjet përkujtimore për 25-vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit në Pentagon. Donald Trump dhe Melania Trump dëgjuan leximin e emrave të 184 personave të vrarë në Pentagon atë ditë, në fillim të ceremonisë. Më herët, Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth dhe oficerë të lartë ushtarakë qëndruan jashtë […]

Madhësia e shkronjave

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mori pjesë në ngjarjet përkujtimore për 25-vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit në Pentagon.

Donald Trump dhe Melania Trump dëgjuan leximin e emrave të 184 personave të vrarë në Pentagon atë ditë, në fillim të ceremonisë.

Më herët, Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth dhe oficerë të lartë ushtarakë qëndruan jashtë ndërtesës dhe panë shpalosjen e një flamuri të madh amerikan në anën që ishte goditur nga njëri prej avionëve një çerek shekulli më parë.

Gjatë pranisë së tij sot në Pentagon, Trump tha: “Sot, ne rinovojmë betimin e shenjtë që bëmë për herë të parë në emrin e tyre 25 vjet më parë. Ne nuk do ta harrojmë kurrë. Pikërisht për këtë po luftojmë sot. Ne nuk kemi zgjidhje tjetër”.

Është viti i dytë radhazi që Trump e ka përkujtuar përvjetorin në Pentagon.

Presidenti, i cili është me origjinë nga New Yorku, mori pjesë për herë të fundit në ceremoninë në Ground Zero në vitin 2024.