Euro thyen rekordin historik, zbret poshtë 92 lekëve

Nacionale

Monedha europiane ka shënuar sot një tjetër minimum historik, duke zbritur për herë të parë poshtë kufirit të 92 lekëve dhe u këmbye sipas Bankës së Shqipërisë me 91.94 lekë. Paraelisht në tregun vendas 1 euro u këmbye me 91.5 lekë. Ky zhvlerësim prej 5% që nga fillimi i vitit vjen si pasojë e një […]

Madhësia e shkronjave

Monedha europiane ka shënuar sot një tjetër minimum historik, duke zbritur për herë të parë poshtë kufirit të 92 lekëve dhe u këmbye sipas Bankës së Shqipërisë me 91.94 lekë.

Paraelisht në tregun vendas 1 euro u këmbye me 91.5 lekë.

Ky zhvlerësim prej 5% që nga fillimi i vitit vjen si pasojë e një sezoni të zgjatur veror, rritjes së të ardhurave nga turizmi dhe kërkesës së vakët për valutë në treg.

Ndërkohë, investimet e huaja direkte janë rritur me 50% në gjashtëmujor, të nxitura fuqimisht nga flukset në sektorin e pasurive të paluajtshme.

Këto flukse masive valutore sipas bankës së Shqipërisë po përshpejtojnë rënien afatgjatë të Euros./Tv Klan