Kompania japoneze prezanton një “ambulancë për robotë” për riparime të robotëve humanoidë në vendngjarje

Teknologji

Japonia po ndërmerr hapa të rinj për të mbështetur përdorimin e robotëve humanoidë në jetën e përditshme. Kompania GMO AI & Robotics ka prezantuar “GMO Humanoid Ambulance”, një automjet i pajisur me pjesë rezervë dhe mjete riparimi për robotët humanoidë. Brenda automjetit do të jetë edhe një inxhinier, i cili do të ndërhyjë në rast […]

Madhësia e shkronjave

Japonia po ndërmerr hapa të rinj për të mbështetur përdorimin e robotëve humanoidë në jetën e përditshme.

Kompania GMO AI & Robotics ka prezantuar “GMO Humanoid Ambulance”, një automjet i pajisur me pjesë rezervë dhe mjete riparimi për robotët humanoidë.

Brenda automjetit do të jetë edhe një inxhinier, i cili do të ndërhyjë në rast defekti apo prishjeje të robotëve.

Kompania synon që shërbimi të nisë në Tokio gjatë këtij muaji dhe ta përdorë për të garantuar funksionimin e vazhdueshëm të humanoidëve.

Ndërkohë, robotët humanoidë po testohen edhe në aeroportin Haneda për transportin e bagazheve dhe në stacionet hekurudhore të Osakës për shërbimin ndaj klientëve.

Këto iniciativa tregojnë përpjekjet e Japonisë për të krijuar një infrastrukturë të plotë që do të mundësojë përdorimin e gjerë të robotëve humanoidë në të ardhmen. /Telegrafi/