“Gjuri yt nuk vlen asgjë”, i thanë tifozët kundërshtarë – Neymar ua ktheu në mënyrën më brutale

Sport

Neymar nuk mundi të luante për Santosin në fitoren 2-0 ndaj Atletico Mineiros në ndeshjen e parë çerekfinale të Copa Sudamericana, por megjithatë u bë një nga personazhet kryesorë të sfidës. Ylli brazilian e ndoqi ndeshjen nga tribunat e Vila Belmiro, ku u përplas verbalisht me tifozët mysafirë. Në një video që është bërë virale […]

Madhësia e shkronjave

Neymar nuk mundi të luante për Santosin në fitoren 2-0 ndaj Atletico Mineiros në ndeshjen e parë çerekfinale të Copa Sudamericana, por megjithatë u bë një nga personazhet kryesorë të sfidës. Ylli brazilian e ndoqi ndeshjen nga tribunat e Vila Belmiro, ku u përplas verbalisht me tifozët mysafirë.

Në një video që është bërë virale në rrjetet sociale, Neymar shihet duke debatuar me tifozët e Atletico Mineiros.

Portali brazilian UOL raporton se ata e quajtën atë “të dobët” dhe i thanë se “nuk ka gju”, duke iu referuar problemeve të shumta me lëndime që e kanë shoqëruar gjatë viteve të fundit.

Neymar iu përgjigj: “Pa gjurin tim, unë luaj më mirë se i gjithë ekipi juaj”.

I njëjti regjistrim dhe kjo deklaratë u publikuan edhe nga disa prej mediave më të mëdha braziliane, përfshirë Globo dhe CNN Brazil.

Videoja nuk e tregon qartë gjithçka që tifozët i thanë Neymarit, por replika e brazilianit dëgjohet qartë.

Pasi pamjet u bënë virale në rrjetet sociale, Neymar reagoi në Instagram për të shpjeguar se si e kishte përjetuar të gjithë situatën.

“Provokimet janë pjesë e futbollit. Ata fyejnë nga atje, unë përgjigjem nga këtu dhe gjithçka është në rregull”, shkroi Neymar.

Ai shtoi se të dyja palët po provokonin dhe qeshnin me njëra-tjetrën, duke theksuar se i respekton të gjitha klubet./Telegrafi/