Trajneri i Comos, Cesc Fabregas, ka shprehur admirimin e tij për Barcelonën, duke e cilësuar klubin katalunas si një kundërshtar jashtëzakonisht të vështirë për t’u përballuar.
Ish-mesfushori i Barcelonës ka folur për mënyrën se si skuadra e Blaugranëve arrin të përshtatet gjatë ndeshjeve dhe të gjejë zgjidhje edhe në situatat më të komplikuara.
“Barcelona është e frikshme! Ata janë të frikshëm, njeri. Gjithmonë gjejnë zgjidhje”, ka thënë Fabregas.
Spanjolli theksoi se Barcelona ka aftësinë t’i vendosë kundërshtarët në vështirësi përmes ndryshimeve të vazhdueshme taktike gjatë lojës.
“Barcelona të bën të dukesh keq, sepse është në gjendje të gjejë zgjidhje në çdo moment”, deklaroi ai.
Sipas Fabregasit, një tjetër element që e bën Barcelonën kaq të rrezikshme është thellësia e skuadrës.
Edhe kur bëhen ndryshime në formacion dhe futen lojtarë të tjerë, niveli i paraqitjes mbetet shumë i lartë.
“Nuk ka rëndësi se cili lojtar futet në fushë, niveli mbetet shumë i lartë”, shtoi trajneri i Comos.
Fjalët e Fabregasit tregojnë respektin e madh që ai ka për Barcelonën, por edhe vështirësinë që skuadrat kundërshtare hasin kur përballen me ekipin katalunas./Telegrafi/






