Dest nuk e lejon PSV-në ta nis me humbje ndaj Shakhtarit

Sport

Shakhtar Donetsk dhe PSV kanë barazuar 1-1 në ndeshjen e parë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve. Skuadra ukrainase kaloi në epërsi në fundin e pjesës së parë, kur Gleiker Mendoza realizoi një gol të bukur pas një aksioni individual, duke mposhtur Matej Kovar për 1-0. PSV reagoi menjëherë pas pushimit dhe në […]

Madhësia e shkronjave

Shakhtar Donetsk dhe PSV kanë barazuar 1-1 në ndeshjen e parë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Skuadra ukrainase kaloi në epërsi në fundin e pjesës së parë, kur Gleiker Mendoza realizoi një gol të bukur pas një aksioni individual, duke mposhtur Matej Kovar për 1-0.

PSV reagoi menjëherë pas pushimit dhe në minutën e 48-të Sergino Dest barazoi rezultatin, pasi u shërbye nga Armando Obispo dhe realizoi me qetësi brenda zonës.

Të dyja skuadrat patën raste për ta fituar ndeshjen, por rezultati nuk ndryshoi deri në fund.

Në minutat e fundit pati edhe disa ndërprerje dhe kartonë të verdhë, ndërsa edhe trajneri Arda Turan u ndëshkua me të verdhë në minutën e 87-të.

Në fund, Shakhtar dhe PSV morën nga një pikë në startin e tyre në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/