Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se Shqipëria të enjten do të vijoj të ndikohet nga e njëjta situatë meteorologjik.
SHMU njofton se moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës përgjatë relieveve malore, aty ku edhe do të pasohen nga reshje lokale shiu me intensitet të ulët.

Era pritet të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 10m/s.
Valëzim në det të forcës 1-2 ballë. /Telegrafi/




