Mot i ndryshueshëm, priten reshje lokale shiu dhe erë lokalisht e fortë

Nacionale

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm. IHK njofton se përveç intervaleve me diell dhe vranësirave, priten reshje shiu, lokalisht të shoqëruara me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10°C deri në 13°C, ndërsa maksimalet nga 27°C deri në 31°C. Do të fryjë erë mesatare […]

Madhësia e shkronjave

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm.

IHK njofton se përveç intervaleve me diell dhe vranësirave, priten reshje shiu, lokalisht të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10°C deri në 13°C, ndërsa maksimalet nga 27°C deri në 31°C.

Do të fryjë erë mesatare dhe lokalisht e fortë, nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.

IHK tutje njofton se të enjten, gjatë zhvillimit të vranësirave konvektive dhe shkarkimeve elektrike, mund të ketë ndjeshmëri më të shtuar meteoropatike. /Telegrafi/