The Athletic zbulon 10 më të mirët për Topin e Artë 2026, befason me renditjen e favoritëve

Sport

Mediumi i njohur The Athletic ka renditur 10 lojtarët që besojnë se kanë shanset më të forta për të fituar Topin e Artë 2026, me sulmuesin Harry Kane që kryeson listën. France Football njoftoi zyrtarisht të martën, më 8 shtator, 30 të nominuarit për çmimin prestigjioz individual të këtij viti. Bayern Munich ka katër lojtarë […]

Madhësia e shkronjave

Mediumi i njohur The Athletic ka renditur 10 lojtarët që besojnë se kanë shanset më të forta për të fituar Topin e Artë 2026, me sulmuesin Harry Kane që kryeson listën.

France Football njoftoi zyrtarisht të martën, më 8 shtator, 30 të nominuarit për çmimin prestigjioz individual të këtij viti.

Bayern Munich ka katër lojtarë midis kandidatëve. me Kane, Michael Olise, Luis Diaz dhe Dayot Upamecano pjesë të listës.

Sipas The Athletic, Kane është aktualisht pretendenti kryesor për të fituar çmimin prestigjioz individual.

Shoku i tij i skuadrës te Bayern, Olise, renditet i dyti, ndërsa mesfushori i Barcelonës, Rodri, kompleton treshen e parë.

Pjesa tjetër e top 10-shes së The Athletic përfshin Kylian Mbappe, Erling Haaland, Khvicha Kvaratskhelia, Lamine Yamal, Luis Diaz, Jude Bellingham dhe Lionel Messi.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve për “Topin e Artë” të vitit 2026 do të zhvillohet të hënën, më 26 tetor, në Teatrin Palladium në Londër. /Telegrafi/