Nga Kosova në mesin e më të mirëve: Elena Sadiku nominohet për çmimin “Trajnerja e Vitit”

Sport

Trajnerja kosovare Elena Sadiku është nominuar për “Topin e Artë”, duke u përfshirë në garën për çmimin e trajneres më të mirë të vitit në futbollin e femrave. Ky është një vlerësim i madh për 32-vjeçaren nga Kosova, e cila në vitet e fundit është shndërruar në një prej emrave më të vlerësuar në futbollin […]

Madhësia e shkronjave

Trajnerja kosovare Elena Sadiku është nominuar për “Topin e Artë”, duke u përfshirë në garën për çmimin e trajneres më të mirë të vitit në futbollin e femrave.

Ky është një vlerësim i madh për 32-vjeçaren nga Kosova, e cila në vitet e fundit është shndërruar në një prej emrave më të vlerësuar në futbollin evropian.

Sadiku aktualisht drejton skuadrën suedeze Hacken, ndërsa më parë ka qenë në krye të Celticut në Skoci, ku pati një periudhë të suksesshme.

Në listën e të nominuarve, Sadiku është në konkurrencë me Jonatan Giraldezin e Lyonit, Andree Jeglertzin e Manchester Cityt, Nils Nielsenin e Japonisë dhe Pere Romeun e Barcelonës.

Ajo është e vetmja trajnere femër në këtë listë, një tjetër veçanti që e bën nominimin e saj edhe më të rëndësishëm.

Gjatë aventurës së saj te Celtic, Sadiku arriti të fitojë kampionatin skocez, duke lënë gjurmë në historinë e klubit.

Pas largimit nga Skocia, ajo mori drejtimin e Hackenit në Suedi, me të cilin vazhdoi sukseset dhe fitoi garën Europa Cup./Telegrafi/