Të paktën 73 civilë janë plagosur pas sulmeve nga grupi Houthi i Jemenit që synojnë qytete dhe infrastrukturë ekonomike në jug të Arabisë Saudite, tha koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite.
Zëdhënësi i koalicionit, Gjeneral Major Turki al Maliki, theksoi të martën se Houthi-t nisën “sulme të pakuptimta” kundër vendeve civile dhe tregtare në qytetet Abha, Khamis Mushait, Jazan dhe Najran, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Al Maliki i karakterizoi sulmet, të cilat plagosën civilë, përfshirë gra dhe fëmijë, si një “përshkallëzim të rrezikshëm” dhe një “shkelje flagrante” të sovranitetit të Arabisë Saudite.
Ai akuzoi grupin për “sjellje ekstremiste dhe kriminale” të qëllimshme që minon paqen dhe stabilitetin në Jemen dhe shtetet fqinje arabe.
Al Maliki pohoi se Komanda e Forcave të Përbashkëta të Koalicionit do të vendosë “të gjitha masat e nevojshme operative” për të penguar sulmet armiqësore dhe për të mbrojtur qytetarët sauditë.
Koalicioni gjithashtu premtoi të “marrë të gjitha masat e nevojshme” për të neutralizuar burimet e kërcënimit. /Telegrafi/






