Java e pestë e Albi Mall Superligës së Kosovës vazhdon sot (e martë), me dy përballje interesante, të cilat mund të kenë rëndësi të madhe për skuadrat. Të dyja ndeshjet nisin në orën 16:00.
Vëmendja e parë do të jetë në Skenderaj, ku Drenica e pret Prishtinën në stadiumin “Bajram Aliu”. Përballja pritet të sjellë një duel të fortë, me të dyja skuadrat që synojnë të dalin me rezultat pozitiv nga kjo ndeshje.
Prishtina do të udhëtojë në Skenderaj me synimin për të vazhduar me rezultate pozitive pas tri fitoreve nga tri ndeshjet e para, ndërsa Drenica, para tifozëve të saj, do të kërkojë të shfrytëzojë faktorin e fushës vendase për të marrë fitoren e parë.
Në të njëjtën kohë, një tjetër ndeshje interesante zhvillohet në Malishevë, ku Vushtrria përballet me Llapin në stadiumin “Liman Gegaj”.
Edhe në këtë duel, të dyja skuadrat do të kërkojnë pikë të rëndësishme në fillim të këtij sezoni, duke e bërë përballjen një tjetër takim interesant për t’u ndjekur, pasi të dy ekipet kanë nga katër humbje në katër ndeshjet e para. /Telegrafi/






