Hailey Bieber është parë në Los Angeles dukej e zymtë, vetëm pak ditë pasi ajo dhe bashkëshorti i saj, Justin Bieber, u përfshinë në një debat të tensionuar gjatë një dasme.
Modelja 29-vjeçare u fotografua me një veshje sportive, të përbërë nga një bluzë sportive të zezë me prerje të thellë, pantallona joge të hapura dhe një bluzë gri me kapuç. Ajo e kompletoi pamjen me atlete, syze dielli dhe një çantë të gjelbër.

Dalja e saj në Los Angeles vjen disa ditë pas dasmës së Finneas O’Connell me Claudia Sulewski në Santa Barbara, ku Hailey dhe Justin u panë duke shkëmbyer fjalë në mënyrë të tensionuar.
Sipas DailyMail, Hailey bëri gjeste dramatike gjatë bisedës, përpara se të largohej nga bashkëshorti i saj.
Megjithatë, burime pranë çiftit kanë minimizuar situatën, duke thënë se Hailey dhe Justin janë një çift pasionant që mund të debatojë fort, por që mbeten shumë të dashuruar dhe të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit.
Ata janë të martuar prej gati tetë vitesh, pasi u martuan në një gjykatë në New York më 13 shtator 2018.
Çifti ka një djalë, Jack Blues, i cili festoi ditëlindjen e tij të dytë më 22 gusht. Sipas burimeve të cituara nga DailyMail, Hailey dhe Justin dëshirojnë gjithashtu të kenë një fëmijë tjetër. /Telegrafi/





