Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, sot në një deklaratë të dhënë nga salla e Kuvendit të Kosovës theksoi se PDK-ja nuk do të pranojë më vazhdimin e shkeljeve kushtetuese.
Hamza theksoi se nga sot fillon një fazë tjetër dhe se PDK nuk do të mjaftohet vetëm duke kërkuar që ligjshmëria të respektohet.
“Nuk do të pranojmë që shkelja e Kushtetutës të bëhet praktikë….Nga sot fillon një fazë tjetër. Një fazë në të cilën Partia Demokratike e Kosovës nuk do të mjaftohet vetëm duke kërkuar që ligjshmëria të respektohet. Do të veprojmë, me përgjegjësi, me vendosmëri, me të gjitha mjetet demokratike dhe institucionale që na i jep rendi kushtetues i Republikës së Kosovës. Ne kemi kërkuar që ligjshmëria të respektohet. Nga sot, do të veprojmë që ligjshmëria të rikthehet”, tha Hamza. /Telegrafi/






