Edon Zhegrova mund të përballet me një situatë të papritur te Juventusi, pasi raportohet se mund të mbetet jashtë listës së klubit për garat e UEFA-s.
Sipas gazetarit të njohur italian Fabrizio Romano, anësori kosovar rrezikon të mos përfshihet në listën e Juventusit për kompeticionet e UEFA-s, ndërsa situata e tij në klub ka ndryshuar ndjeshëm.

Romano raporton se Zhegrova nuk është më pjesë e planeve të Juventusit, duke e vendosur të ardhmen e tij në Torino në pikëpyetje.
Zhegrova iu bashkua Juventusit në shtator të vitit 2025 nga Lille dhe nënshkroi kontratë pesëvjeçare.
Nëse ky vendim konfirmohet, do të ishte një goditje e madhe për reprezentuesin e Kosovës, i cili në fillim shihej si një alternativë e rëndësishme për repartin ofensiv të “Zonjës së Vjetër”.
Tashmë mbetet të shihet nëse Zhegrova do të vazhdojë të jetë pjesë e Juventusit apo do të largohet nga Torino gjatë kësaj periudhe. /Telegrafi/





