Blake Lively dhe Ryan Reynolds shfaqen bashkë në New York pas zhvillimeve të fundit në betejën ligjore me Justin Baldoni

Magazina

Blake Lively dhe Ryan Reynolds janë shfaqur së bashku në New York, në daljen e tyre të parë publike pas zhvillimeve të fundit në betejën ligjore mes aktores dhe Justin Baldonit. Aktorja 39-vjeçare u fotografua të premten gjatë një daljeje familjare, ku shoqërohej nga bashkëshorti i saj, 49-vjeçari Ryan Reynolds, dhe gjysmë-motra e saj më […]

Madhësia e shkronjave

Blake Lively dhe Ryan Reynolds janë shfaqur së bashku në New York, në daljen e tyre të parë publike pas zhvillimeve të fundit në betejën ligjore mes aktores dhe Justin Baldonit.

Aktorja 39-vjeçare u fotografua të premten gjatë një daljeje familjare, ku shoqërohej nga bashkëshorti i saj, 49-vjeçari Ryan Reynolds, dhe gjysmë-motra e saj më e madhe, Robyn Lively.

Treshja u pa duke ecur në rrugët e New Yorkut, ndërsa Lively dhe Reynolds bisedonin gjatë shëtitjes, shkruan DailyMail.

Dalja e tyre vjen vetëm pak ditë pasi u raportua se Lively do të përfitojë një pjesë shumë më të vogël të tarifave ligjore që kishte kërkuar në lidhje me mbrojtjen e saj ndaj padisë së Baldonit.

Gjykatësi Lewis Liman vendosi që ajo të marrë rreth 340 mijë euro, ndërsa aktorja kishte kërkuar rreth 6.8 milionë euro.

Vendimi lidhet me betejën ligjore që nisi në dhjetor 2024, kur Lively paditi Baldonin dhe kompaninë e tij të produksionit, duke ngritur akuza për ngacmim seksual dhe shpifje.

Baldoni ngriti më pas një padi prej rreth 340 milionë eurosh kundër Lively, Reynolds dhe “The New York Times”, por çështja e tij u rrëzua nga gjykata.

Ndërkohë, pas disa zhvillimeve gjyqësore, pjesa më e madhe e pretendimeve të palëve është rrëzuar ose është zgjidhur.

Megjithatë, beteja ligjore ka vijuar të prodhojë vendime dhe debate lidhur me kostot e procesit. /Telegrafi/